Studim: 50% e amerikanëve refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19, ja arsyet

50% e popullsisë në SHBA, refuzojnë të vaksinohen kundër Covid. Ky përfundim ka dalë pas një studimi në SHBA ku disa studiues nga Spanja dhe SHBA-ja kanë analizuar të dhënat e 6,037 të rriturve amerikanë, nga të cilët një në pesë përkatësisht 21.4%  ishin skeptikë ndaj vaksinave.

Arsyeja kryesore sipas tyre është siguria ndaj vaksinave. 13% thanë se mund të bindeshin për tu vaksinuar nga një i afërm ose shok, ndërsa 9% thanë se mund të bindeshin nga mjeku. Skepticizmi ndaj vaksinimit është më i dukshëm tek ata që kanë pikëpamje politike konservatore, me të ardhura të ulëta, punojnë jashtë shtëpisë dhe nuk kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Megjithëse 82% thanë se Covid-19 është një rrezik për shëndetin, 18% nuk ​​besojnë se rreziqet janë më të mëdha se ato të vaksinave. 15% nuk ​​besojnë se vaksina mund të parandalojë  infeksionin.

Nga ana tjetër, më shumë se 50% e të anketuarve janë dakord me vaksinimin e detyrueshëm. Deri më tani 20& e të rriturve në Shtetet e Bashkuara nuk janë vaksinuar plotësisht.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *