Të jesh nga Vlora dhe të kesh çifte, nuk do të thotë se je i autorizuar që të shkelësh ligjin dhe të shfarosësh faunën e egër. Por ja që jo të gjithë atje e kuptojnë kështu, ndaj herë pas here dalin dhe e shkrepin ndonjë fishek…
Ndoshta, një zakon ky i mbetur nga ’97-a.
Por kjo ka bërë që gjuetia e paligjshme gjithsesi në lagunën e Nartës, por edhe në brendësi të zonës së mbrojtur, në pyllin përqark të vijojë me gjithë moratoriumin e vendosur nga qeveria.
Kjo situatë ka krijuar jo pak shqetësim për specialistët e zonave të mbrojtura. Një rast i gjuetisë së paligjshme u kap në flagrancë nga specialisti i “ADZM”.
Specialisti njoftoi menjëherë policinë, duke proceduar penalisht të moshuarin, i cili u justifikua duke thënë se, “kishte dalë për të nxjerrë qentë”.
Në këtë zone të mbrojtur fatkeqësisht janë vrarë dhe shpendë të rrallë si flamingot apo pelikanët, ose i kanë trembur dhe larguar shpendët nga laguna.
Specialisti i ADZM-së tha se, vetëm duke bashkëpunuar ngushtësisht agjencia me policinë, mund të ndalet ky dëm që po i bëhet lagunës.
Gjithsesi efektet e moratoriumit të vitit 2016- të, janë ndjerë në lagunë e Nartës, ku janë rikthyer flamingot dhe pelikani kaçurrel, por dhe shumë shpendë të tjera të cilët ishin larguar prej më shumë së 20 vitesh.
/Burime: TCH/