Ndihmoi afganët të kalonin kufirin me letra fallco, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit ditën e sotme pasi ka tentuar të kalojë ilegalisht dy shtetas afganë, të cilët ishin të pajsur me dokumenta false.

U arrestua qytetari me iniciale R. A., 25 vjeç, banues në Suedi dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” shtetasit A. B. dhe B. B., banues në Kabul.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin R. A., 25 vjeç, banues në Suedi, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të ndihmojë që të kalojnë kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me dokumente të dyshuara të falsifikuara, shtetasit A. B. dhe B. B., banues në Kabul, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *