Analisti Milaim Zeka ka diskutuar rreth ngacmimeve seksuale në institucione dhe rrezikut që përjetojnë gratë duke treguar një histori nga jeta e tij personale.
Në “Shqipëria Live”, ai tregoi se shefja e tij e kontrollonte në çdo hap, me kë dhe kur dilte. Ajo që është më e habitshme është guximi i gazetarit për tu përballur me situatën. Ai i ka thënë se mund të kryenin marrëdhënie sa herë të donte ajo, mjafton mos ta kontrollonte sepse ishte bezdisur nga kjo situatë.
“Kur kam filluar në Radio Televizion të Suedisë, kam qenë djalë i ri, kam pasur ngacmime seksuale në punë nga koleget, nga eproret e mia. Në Suedi, në dallim nga Ballkani, eprorët pjesa dërrmuese janë gra. Shefja ime çdo ditë më terrorizonte. Thoshte se mbrëmë ke qenë në filan lokal, me filan kolege, po shkon me këtë.
Një ditë i kam hyrë në zyrë dhe i kam thënë “Dëgjo që të jem shumë i sinqertë, sa herë të duash bëjmë s*ks bashkë, por mos ma kontrollo jetën private, mos më terrorizo”, u shpreh ai.
/Priza.al/