Vrasja që tronditi Greqinë, ç’po ndodh me vogëlushen e 20-vjeçares? Prindërit e viktimës …

Pas vrasjes tronditëse të 20-vjeçares në Greqi, fati i vogëlushes Lidia ka mbetur mister, pasi Gjykata ka vendosur që vajza të qëndrojë 6 muaj te prindërit e mamasë dhe 6 të tjera te ato të babit.

Në muajt e para, familja e 20-vjeçares Caroline u përpoqën që të ruanin raporte të mira me ish-krushqit, për hir të vajzës. Por mesa duket, me kalimin e muajve ato kanë ndryshuar qëndrim dhe janë ftohur. Nëna e Caroline, Sussanna, ka vendosur një barrierë në takimet e Lidias me gjyshërit tjetër, duke vendosur që të respektohet vullneti i gjykatës.

Ky vendim, është mirëpritur dhe nga prindërit e pilotit, të cilët, për të mos acaruar më tej situatën mes dy familjeve kanë vendosur të mos bëjnë rezistencë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në muajin maj, ku piloti Babis, inskenoi vrasjen si një grabitje duke pretenduar me ditë të tëra, se ishin pikërisht personat që i kishin hyrë për të vjedhur ato që i vranë gruan. Mirëpo, presioni i madh i mediave ndaj hetuesve dhe kësaj historie bëri që provat të mblidheshin dhe të shfrytëzohej çdo detaj, e të gjitha rrugët, shkuan në përfundimin se vrasjen e kishte kryer 32-vjeçari. Kjo u pranua nga vetë ai dhe aktualisht ndodhet i mbyllur prapa hekurave.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *