Nga Lushnja, aty ku është ndalur me ‘Foltoren’ e radhës, Sali Berisha ka hedhur akuza për opozitën, që sipas tij është e “shitur”. Për të përforcuar këtë mendim, ai tha se një opozitë kurrsesi nuk do të votonte apo abstenonte për borxhin 770 mln euro të marrë së fundmi. Ai hodhi akuza për Lulzim Bashën, sipas së cilit e shndërroi partinë në një shoqatë për interesa të tij.
“A keni parë një opozitë që të votojë pro një borxh prej 770 mln euro, më i madhi i marr në historinë e vendit, në një kohë kur këto ministra vjedhin edhe teksa flenë natën se kanë ndërtuar mekanizma. Opozita nuk mund të votonte kurrë një borxh të tillë, ata që iu mashtruan në 2015 e kemi votuar dhe ne jo, kurrë, ne braktisëm votimin, se e dinim që ai borxh do vidhej. Lulzim Basha e shndërroi partinë në shoqatë, për të”, tha ndër të tjera Berisha.
Ai ka komentuar edhe shpalljen e zgjedhjeve për FRPD-në, ku tha se është një vendim Stalinist, tipik i Lulzim Bashës.
“Basha jo vetëm nuk mbrojti votën, jo vetëm nuk e denoncoi nuk e thirri partinë në shesh, por vrapoi si tinëzar pas karriges së tij, tradhtoi ju, tradhtoi votën dhe mundin tuaj, votën e PD dhe sot në vend të luftës për masakrën elektorale ka marrëveshjen për të shtuar PD në ministri të narko shtetit. A vjen ai tek ju, nuk vjen dot te ju se ka frikë nga ju, po një njeri që ka frikë nga ju si do e përmbysë Edi Ramën, ai është vetëm peng i tij. Paska vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD në kokë të tij, krijimin e një komisioni për të bërë zgjedhjet në FRPD, një akt stalinist i mirëfilltw dhe i turpshëm, të rinjtë te ne dhe gratë nuk janë leva të partisë janë forume që ndajmë të njëjtat vlera, të njëjtat qëllime, u bëjë thirrje të rinjve që të marrin në dorë këtë foltore, kjo është për të shtruar PD në shtëpinë e lirisë, synon të vendos, kjo foltore nuk drejtohen ndaj atyre demokratëve që mendojnë ndryshe nga ne, kundër partnerëve apo miqve dhe aleatëve tanë, kjo foltore është një përpjekje e madhe e të gjithëve me ideale të larta konservatore për të shpëtuar opozitën shqiptare”, tha Berisha.
/Priza.al/