Konsultimi publik me nxënës/ Rama në Kamëz: Strategjitë pa këtë proces janë me shumë boshllëqe dhe

Kryeministri i vendit Edi Rama pasditen e sotme është ndalur në Bathore, Kamëz, për një konsultim publik me nxënësit e zonës.

Gjatë takimit Rama tha se do u jepet më shumë rëndësi fushës së teknologjisë, sporteve, zejeve në shkolla për të rritur potencialin kombëtar dhe atë njerëzor. Më tej ai tha se teksa konsultimet vazhdojnë një pjesë e atyre që nxënësit kanë parashtuar si kërkesa apo problematika janë futur në proces adresimi.

Fjala e Ramës:

“Ne jemi në këtë proces me takime me nxënës që do të bëhet edhe me studentët mësa sepse duam që strategjia e rinisë 2022-2029 të jetë sa më e lidhur me ambiciet e nxënësve. Mund të duket se këto lloj komunikimesh janë formale, por strategjitë e bëra pa këtë proces konsultimi janë me shumë boshllëqe dhe mbeten në letër. Ne ndërkohë që vazhdojmë konsultat disa prej gjërave që kemi dëgjuar në konsultat më parë i kemi futur në proces adresimi që tek buxheti i vitit 2022 për të mbështetur ecurinë në fushën e sporteve, arteve për të cilat po përgatisim edhe programe të veçanta. Kemi vendosur në buxhet një fond jo të vogël për laboratorët. Është e vërtetë që duhet bërë më shumë për teknologjinë. Tek kjo sferë është edhe potenciali i madh kombëtar dhe individual. Edhe në Shqipëri ka jo pak të rinj që punojnë në tregjet ndërkombëtare duke qëndruar në shtëpi. Është një piotencial i jashtëzakonshëm për të rritur potencialin njerëzor. Ne për këtë arsye do të bëjmë një investim edhe për mësimin e informatikës. Ne po përgatisim edhe një program të detajuar për sportin dhe zejet në shkolla, një program ku do të jenë të përcaktuara hapësirat e nevojshme në dispozicion. Të kemi një sistem ku shkollat kanë klubet e tyre të zejeve, ato sportive dhe konkurojnë në nivele kombëtare. Pjesa tjetër është vullnetarizmi, njohjen e këtij aktiviteti. Për pjesën e mesatares dhe pikëve të provimit të maturës është formulë që është gjetur sepse më përpara nuk ka qenë pjesa  e rezultateve të 3 viteve. Nuk mund t’u besohet nota e 3 viteve shkollë apo e një provimi të maturës. Nxënësi është i njëjti dhe aty bëhet një lloj balance. Është një gjë që po diskutohet sërish nëse mund të bëhet diçka më e drejtë. Të gjithë ankohen, edhe në Francë. Gjuha shqipe është në rrezik për shkak të mungesës së përdorimit të saj me korrektësi dhe boshllëqeve të krijuara ndër vite. Ne do t’i japim shumë rëndësi teknologjisë nëpër shkolla por jo vetëm pasi sot kemi shumë shërbime që bëhen online.  Sot një vit do të jemi në gjendje sa prej këtyre fjalëve janë reale dhe sa ishin si pikat e tjera. Me siguri nuk ju kishte marrë malli se kushedi sa herë u dal në Facebook”- tha ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *