Semi Jaupaj ka treguar se ka një afrimitet shumë të madh me Donald Veshajn, për shkak se njihen jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” prej tre vitesh.
Aktori është ish i dashuri i shoqes së saj të ngushtë, Bora Zemani.
Por afërsia mes të dyve shpesh është keqkuptuar si nga banorët aty brenda, ashtu edhe nga një pjesë e publikut jashtë. Së fundmi, Semi ka bërë një deklaratë të papritur. Ajo i tha Donaldit mbrëmë se këngëtari duhet të flejë me të. Por Donaldi nuk pranoi dhe i tha se do të rrijë zgjuar bashkë me Fifin.
Pjesë nga biseda:
Semi: Ti do flesh gjumë me mua.
Donald: Si do flej gjumë me ty.
Semi: Kur të flej unë, do flesh dhe ti.
Donald: Pse?
Semi: Se dua unë të flesh me mua, siç ke fjet çdo natë në këtë një muaj.
Donald: Nc.
Semi: Hajde këtu. Ti do flesh me mua.
Donald: Pse?
Semi: Po se ke fjet çdo natë me mua, pse do ta ndryshosh sot?
Donald: Po jo m zemra. Sot do ta ndryshoj se s’kam besim te ti.
Semi: Mirë, ok. Kur të flesh ti, do flej dhe unë.
Donald: Unë do rri zgjuar me Fifin. Po ti pse do rrish zgjuar me ne?
Semi: Të të shof ty se ça bën.
Donald: Unë jam me një njeri të besuar.
Semi: E vërtet është.