Përmbytjet e shpejta kanë shkaktuar evakuime dhe mbylljen e shkollave në disa pjesë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shiu i dendur të premten shkaktoi përmbytje në një numër rrugësh lokale dhe në ato rurale rreth kryeqytetit Sarajevë, duke lënë shumë pa energji elektrike.
Kompania e transmetimit të energjisë, Elektroprijenos, tha se shiu i dendur po pengonte përpjekjet për të ridrejtuar energjinë.
Shtëpitë dhe rrugët janë përmbytur edhe në jugperëndim të vendit, duke bërë që disa shkolla të anulojnë mësimet.
Disa njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre në periferi të Sarajevës, Otes dhe në qytetin e Konjic, rreth 50 kilometra më në jugperëndim.
/Burimi: Reuters/ Përshtati: Priza.al/