Sherri tragjik në Elbasan/ I vranë vëllain dhe po lufton me jetën, arrestohet autori dhe pranon krimin

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci tragjik i një sherri me thika të ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Elbasanit..  Për pasojë, Florenc Kovaçi, 28 vjeç, ka mbetur i vdekur, ndërsa vëllai i tij, Mikel Kovaçi 19 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Vetëm pak orë pas sherrit që i mori jetën Florenc Kovaçit mbrëmjen e sotme në Elbasan, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes. Mësohet se ai ka pranuar krimin përpara uniformave blu. Gjithashtu policia gjeti dhe thikën me të cilin 24-vjeçari qëlloi Florenc Kovaçin dhe plagosi vëllain e tij, Mikel Kovaçin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan. 24-vjeçari u takuam e dy vëllezërit Kovaçi për tu sqaruar në lidhje me një debat që kishin pasur më herët për një vajzë. Por, sherri degradoi në përdorimin e thikave dhe vrasjen e 28-vjeçarit Kovaçi. 19-vjeçari ndodhet tek Trauma në gjendje të rëndë për jetën.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *