59-vjeçari gjendet pajetë buzë aksit Lushnje-Rrogozhinë nga kalimtarët e rastit, dyshohet se u përplas nga një mjet

Lushnje/ Një person i vdekur gjendet buzë aksit rrugor Lushnje- Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur pranë Golemit, ndërkohë trupi i viktimës është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët telefonuan sallën e policisë në komisariatin e Lushnjes rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Forca të shumta të policisë rrugore dhe grupit hetimor shkuan në vend ngjarje, por viktima nuk është identifikuar. Dyshimet e para janë të një aksidenti rrugor dhe  automjeti është larguar nga vendngjarja. Viktima është i seksit mashkull rreth 59 vjeç. Policia nuk ka gjetur asnjë mjet identifikimi të viktimës me vete, madje as gjurmë frenimi të automjeteve.

Shume banorë shkuar në vendngjarje për të parë viktimën për ta identifikuar por pa rezultat. Në momentin që trupi i viktimës është larguar për në morgun e spitalit të Lushnjes pranë trupit të tij është gjetur një copë plastike e thyer që dyshohet mund të jetë e mjetit që ka kryer aksidentin. Kjo është prova e vetme materiale e cila do të hetohet nga grupi hetimor.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *