Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje mëngjesin e sotëm qytetarëve shqiptarë të vaksinohen kundër COVID-19. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka bërë dhe një paralajmërim për ata që nuk janë vaksinuar duke vijuar në vazhdën e deklaratave të mëparshme të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ai shkruan se vaksinimi duhet të bëhet për të mbrojtur veten, por edhe për të mos u ndodhur jashtë aksesit nëse situata në dimër do të imponojë rregulla të reja.
/Priza.al/