Teksas/ Koncerti i këngëtarit Travis Scott është kthyer në tragjedi ku 8 persona janë shkëlur nga turma dhe 300 të tjerë janë plagosur.
Sipas mediave të huaja, të pranishëm në koncertin e mbajtur në Hjuston të Teksasit kanë qenë rreth 50 mijë persona dhe vdekja e fansave ka ndodhur teksa ata po përpiqeshin të shkonin drejt skenës. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe shefi i zjarrfikëses në Hjuston, Samuel Pena, i cili tha se ngjarja ndodhi rreth orës 02:15 të mëngjesit.
“Organizatorët e ndërprenë koncertin kur u vu re se shumë njerëz ishin lënduar”, tha ai.
/Priza.al/