I vunë flakën mbeturinave, digjen kabllot dhe mbesin pa energji 5 kabina në zonën e Unazës së Re

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se kabllot e tensionit të mesëm, Fideri F16 nst Kashar, janë djegur.

OSHEE sqaron se ngjarja ka ndodhur për shkak se disa qytetarë i kanë vënë flakën mbeturinave dhe për pasojë kanë mbetur pa energji 5 kabina në zonën e Unazës së Re.

“Fideri F16 nst Kashar për shkak te veprimeve te papërgjegjshme te disa njerëzve duke i ven flaken mbeturinave kane djegur kabllot e tensionit të mesëm 20 kv duke lënë pa energji 5 kabina ne zonën e unazës se re”, bën me dije OSHEE.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *