Çuna bëhuni gati! Kurseni paratë tuaja, sepse sapo erdhi modeli më i ri i makinës ‘Mercedes-it’. Makinë që do t’ju bëjë të ktheni shumë koka teksa kaloni me ‘bishën’ e re. Mercedes-Benz EQS është prodhimi më i ri i kompanisë ‘Mercedes’, teksa kanë nxjerrë dhe fotot e makinës luksoze e cila pritet të dalë në treg në 15 prill.
Veçantia e tij është ekrani hiperscreen, i cili është më i madh edhe se shumica e televizorëve që mbajmë nëpër shtëpitë tona. Ai është 141 cm i gjatë dhe shtrihet në të gjithë gjerësinë e panelit të kontrollit. E quajtur ‘kinemaja me rrota’, makina përdor inteligjencën artificiale për të monitoruar preferencat e shoferit dhe shërben si një ndihmës personal në makinë. Në përpjekje për të shmangur shpërqendrimin, programi special parandalon shoferin të shohë filma ose imazhe lëvizëse në ekran.
Makina luksoze gjermane gjithashtu ka përgatitur EQS me sistemin e fundit të filtrimit të ajrit të brendshëm, i cili bllokon pluhurin e imët dhe polenin përpara se të hyjnë në kabinë. Një filtër qymyri gjithashtu bllokon dioksidin e squfurit dhe oksidet e dëmshme të azotit. Detaje specifike në lidhje me performancën, gamën dhe çmimin e Mercedes EQS ende nuk janë konfirmuar, do të na duhet të presim edhe dy javë për këtë.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail