Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka deklaruar se aktualisht është beqare, por ka treguar disa pjesë nga e kaluara e saj dhe ka thënë se ka pasur një lidhje në të cilën është përfshirë shumë.
Ramosaj ka pranuar se është dashuruar vetëm një herë, pavarësisht se ka dalë më shumë djem. Ajo gjithashtu ka deklaruar se pas ndarjes, i duhet shumë kohë që të shërohet dhe ta marrë veten.
Teksa po fliste me Granititn dhe me Donaldin mbrëmjen e djeshme, Beatrix tha se djali me të cilin ka qenë e lidhur për tre vite, ka marrë pjesë vetëm një natë në “Dancing ëith the Stars”, gjatë kohës që këngëtarja ishte pjesë e këtij spektakli.
Pjesë nga biseda:
Beatrix: Kur e kom pas atë lidhjen, ai djali ka ardh, ka kcy me mu në “Dancing ëith the Stars”.
Donaldi: Balerin?
Beatrix: Jo, historia që po ju tregoja.
Donaldi: Banakier?
Beatrix: Po. Kemi kërcy bashkë.
Donaldi: Ka qenë në shoë ai me ty?
Beatrix: Jo, ka qenë vetëm një kërcim që mund të merrshe familjarë.
Donaldi: A, s’e mbaj mend.
Beatrix: Na patën vlerësu maksimalisht më duket.
Graniti: Ç’ka ndodhi, a muj me të pyt?
Beatrix: Jam kon tri vjet me atë. Shumë intriga.
/Priza.al/