Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën ‘Bardhyl’ në Tiranë. Policia bën me dije se një 27-vjeçar ka humbur jetën nga përplasja e një makine me një motor. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl” ju bëjmë me dije se si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç.
Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.