VIDEO/ Manchester City mposht United në ‘shtëpi’, Ronaldo totalisht në ‘gjumë’

Manchester United nuk ngre kokë në Premier League. Në përballjen me Cityn, humbën 0-2 në shtëpi dhe tani rrezikojnë të futen edhe në zonën Champions, pasi mbeten në vendin e pestë në renditje.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, kur Bailly realizoi në portën e tij dhe 0-1 për miqtë. Në fundin e pjesës së parë Bernardo Silva realizon edhe golin e dytë për Cityn.

Përpjekjet e vendasve kanë qenë të shumta, por nuk janë konkretizuar dot. Mësymja drejt barazimit ka krijuar boshllëqe në prapavijë, por nuk janë shfrytëzuar më së miri nga kundërsulmi vrasës i Manchester City.

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo nuk ka mundur të bëjë asgjë dhe sigurisht kjo nuk është anashkaluar nga tifozët e “Djajve të Kuq”. Ata e kanë sulmuar pasi jo vetëm që nuk shënoi gol por nuk arriti të jepte dhe një asist.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *