Dita e diel pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira deri në mesatare.
Pjesa e parë e ditës, paraqitet me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme vranësirat priten në zonat Veriore.
Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shtohen përkohësisht në pjesën më të madhe të territorit, por mbrëmja i dobëson sërish duke ri-kthyer kthjellimet në vend.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.
Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, pritet të fitoj shpejtësi deri në 15 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.
/Priza.al/