Shtyu Anila Hoxhën drejt greminës, Ministri Çuçi i kërkon ndjesë: Efektivi është larguar nga detyra dhe do ndiqet penalisht!

Ditën e djeshme gazetarja Anila Hoxha bashkë me trupën e saj vajtën në skenën e krimit të vrasjes së biznesmenit Rruzhdi Hoxha, por aty u përballën me një efektiv i cili  shtyu mjetet e tyre dhe  gazetarja shihet teksa rrëzohet dhe rrezikon të bie në humnerë.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë në zonën e Dajtit, ku një efektiv policie ka shtyrë me dhunë gazetaren Anila Hoxha, e cila rrezikoi të binte në greminë.

Çuçi bën me dije se efektivi është larguar nga detyra ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit dhe SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht.

Ministri i ka kërkuar falje gazetares ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse ndeshen me efektivë të tillë t’i denoncojnë.

DEKLARATA 

Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht. I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë. I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *