Skandal në Përputhen/ Nga dhuna fizike ndaj Alvisës tek shantazhet, flet Hyseni: Ajo më tradhtoi! Shenjat në trup i ka bërë vet

Mbrëmjen e djeshme Hyseni i ka shokuar të gjithë me rrëfimin e tij për konkurrenten e ‘Përputhen’, Alvisën. Ai ka treguar se ka qenë i lidhur me të gjatë kohës së tyre në program, mirëpo ajo e ka tradhtuar në 1 të natës me Bashkimin. Hyseni ka bërë publike regjistrime nga më të ndryshmet.

Alvisa i ka mohuar të gjithë fjalët e tij. Sipas saj, arsyeja e vetme pse i ka folur Hysenit është sepse ndihej e kërcënuar nga ai. Në debat e sipër Alvisa ka zbuluar detaje tronditëse nga lidhja e tyre. Ajo ka treguar se Hyseni e dhunonte, duke thënë se ka dhe foto të lëndimeve trupore.

“Ai mashkull çfarë nuk më ka bërë mua. E kam lutur me shpirt të largohej nga jeta ime. Do ju tregoj me foto shenjat e çdo gjë që më ka bërë ai mua. Ju të gjithë do ta kuptoni dhimbjen time! Unë po dal mashtruesja më e madhe. E dinë të gjithë familja e tij. Më ka dhunuar, më ka çarë katër gomat e makinës, çfarë nuk më ka bërë. Janë imazhe shumë të shëmtuara për t’u treguar në ekran. Vetëm shpirti im e di çfarë ka hequr”, është shprehur Alvisa, teksa i ka treguar fotot e lëndimeve trupore moderatores Bora Zemani.

Nga ana tjetër, sipas Hysenit, Alvisa ia ka bërë vetes ato lëndime vetëm për t’u viktimizuar.

“I ka bërë vetë Bora, asgjë nuk i kam bërë unë. Ka bërë video sikur ka gërvishtur veten e vet, por nuk është e vërtetë”, ka thënë ai.

Hyseni i ka tronditur të gjithë me historinë e tij, ku ka treguar se kishin bërë plane që të riktheheshin në Për’puthen si çift, por gjërat ndryshuan pasi u përjashtua nga programi. Ai ka treguar se krisja mes tyre ndodhi kur Bashkimi erdhi nga Amerika dhe Alvisa shkoi në shtëpinë e tij për ta takuar.

Unë dhe Alvisa jemi takuar shpesh herë në fillim të emisionit. Kemi rënë në një përfundim që të rikthehemi. Plani i Alvisës ishte që rikthimin ta kishim në Për’puthen. Meqë unë u largova nga një problem me Brunon, vazhduam dhe flisnim. Këtë e kam bërë se Alvisën e kam dashur shumë dhe kam dashur ta rifitoj prap. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm deri ditën e enjte kur Bashkimi ka ardhur nga Amerika. Më tha “zemër nuk flasim dot se do fle tek një nga gocat”. Tha do fle tek Ritvana ose Mikela. Më pas i thashë më dërgo një fotografi kur të shkosh tek një nga vajzat.

Edhe familjet kanë qenë në dijeni se kishim një bashkim. Kur ka bërë takimin e parafundit, familja ime është ndjerë shumë keq, mami më ka marrë duke qarë “e ke mendjen në vend, si e lë të dashurën tënde ta bëj atë gjë”.

Edhe Alvisa ma kishte paraprirë këtë gjë. Ditën e fundit i kërkova një foto, tha nuk ta dërgoj por ti po deshe beso, po deshe mos beso. I kam thënë e di që do të takosh Bashkimin. “Ti thjesht po më acaron, dua kohë”, më tha.

Ai vendosi të mos e telefonojë derisa Alvisa të marrë një vendim. Një ditë para se të mësonte që ishte me Bashkimin, rreth orës 12 kishte mbaruar lojën me disa shokë dhe kishte parë makinën e Alvisës, brenda së cilës ishin 2 persona.

Atë ditë nuk i ndoqi dot dhe u largua. Të nesërmen i janë dërguar foto dhe video ku duket se Alvisa dukej në shtëpinë e Bashkimit. I kanë dërguar edhe adresën ku ka shkuar dhe i ka marrë të dy rreth orës 01:30 e natës.

“Bashkim, e di që je me Alvisën po eja të të tregoj dy muhabete se 2 ditë më parë ka qenë me mua dhe pastaj bëj çfarë të duar”, ishte mesazhi që i ka dërguar pasi zbuloi se kanë qenë brenda në një shtëpi.

“Mua më tradhtoi, më preu në besë. Bashkimi bëri sikur nuk dinte asgjë”, shton Hyseni në rrëfimin e tij. Më pas zbuloi se Alvisën e ka takuar në Vlorë, së bashku me familjarët e saj, gjëra të cilat u mohuan nga Alvisa.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *