Një drejtor i një shkolle 9-vjeçare në Pogradec duket se është kthyer në njëë problem mjaftë serioz për nxënëset adoleshente të shkollës së tij dhe për familjet e tyre.
Por gjyshja e guximshme e një vajze 14-vjeçare, njërës prej vajzave të ngacmuara seksualisht nga drejtori i shkollës së fshatit Stropckë në Pogradec, ka dhënë dëshminë e saj publikisht për mediat, në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ajo ka pohuar se drejtori i shkollës i shkruante në telefon vajzës, duke i thënë “llafe turpi”. Sipas së moshuarës shteti është në dijeni të kësaj ngjarje, ndërkohë që ajo kërkon që të varet personi përgjegjës.
“SYRI TV” ka siguruar dëshminë e gjyshes së nxënëses 14-vjeçare, e cila është ngacmuar seksualisht përmes mesazheve në telefon nga drejtori i shkollës në fshatin Stropckë.
Gjyshja rrëfen se vajza kishte vënë në dijeni edhe kujdestaren e klasës, lidhur me mesazhet.
“I ka shkruar çupës në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë.
Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin çuar në Pogradec.
Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa shkoi në Pogradec. Nuk e di çfarë i shkruante, por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me çupën.
Vajza na tregoi pastaj. Prindërit i ka në Greqi, ne kujdesemi për të. Shkuam Shkuan bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babain e asaj. Dje na thirrën edhe djalin.
Ne nuk dalim dot përjashta për çupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin. Ka 3-4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa çupa ka dy vite se ishte në Tiranë”,- tregon gjyshja.
Ngjarja e rëndë u bë publike ditën e djeshme në media. Adriatik Haxhillari, drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë, u arrestua nga policia pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare.
59-vjeçari i ngacmonte prej dy javësh minorenet gjatë procesit mësimor, madje u dërgonte dhe mesazhe provokuese gjatë orëve të natës.
/Burimi: Syri Tv/