Basha nuk e telefonoi pas zgjedhjeve, Floriana Garo del në mbështetje të ‘Foltores’ së Berishës në Tiranë

Floriana Garo ishte risia e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Lulzim Basha e zgjodhi si zëdhënëse të partisë. Por mbas përfundimit të fushatës Garo u shndërrua në një nga kritikueset e kryedemokratit.

Në një intervistë ajo deklaroi se brenda në PD gjithçka bëhej nga kryetari dhe njerëzit e tij të afërt. Garo tregoi se pas humbjes së zgjedhjeve nuk pati marrë as edhe një telefonatë nga Basha, dhe kjo i është dukur shumë e çuditshme.

Ndërkaq sot, Floriana Garo i është bashkuar ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha në Tiranë. Ajo ka ndarë një foto me Lisandër Hoxhën në Instagram, ku shihet dhe në mesin e të rinjve që ndodhen në amfiteatrin e Akademisë së Arteve. Ajo shkruan se me të rinjte, Foltorja do të jetë më e bashkuar, më e fortë dhe më e hapur.

Foltoja me te rinjte! Me te bashkuar, me te forte, me te hapur!’- shkruan ajo në ‘Instagram’.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *