Mediat flasin për furnizim me armatime dhe dronë/ A po nxit Turqia një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, për të dominuar Ballkanin?

Dias vite më parë ishte Turqia që i fali dhe më pas edhe i shiti armatime të caktuara qeverisë së Kosovës, në një kohë që kryeministri Erdogan deklaronte se “Kosova është Turqi”.

Por tani vetëm pak vite më pas, duket se interesat e shtetit që po synon të bëhet “superfuqi” rajonale, kanë ndryshuar.

Turqia ka nënshkruar disa kontrata të majme me Beogradin për ta armatosur këtë të fundit me pajisje të sofistikuara ushtarake, si dhe me dronë luftarakë të prodhimit të saj.

Tinguj" lufte në ballkan/ Mediat turke: Turqia gati të furnizojë me dronë  luftarakë Serbinë

Ndërkohë edhe Kosova që e ka nuhatur me kohë kërcënimin që sa vjen edhe po rritet, ka nisur nga marrja e masave por duket se për armatimin e FSK-së, qeveria e Prishtinës tani po hedh sytë nga Gjermania dhe SHBA-të.

Ndërkohë, ditët e fundit, mediat turke kanë dhënë alarmin për një konflikt të mundshëm në Kosovë, nisur nga qasja e serbëve për të provokuar vazhdimisht ekzistencën e Republikës së Kosovës.

Tinguj" lufte në ballkan/ Mediat turke: Turqia gati të furnizojë me dronë  luftarakë Serbinë

Gazeta e madhe turke “Hurriyet” është duke mbajtur në listën e ngjarjeve të rëndësishme lajmin me titull “Shteti vëlla në prag të luftës”, ndërsa më poshtë bën një analizë të zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës, si edhe kërcënimeve serbe.

“Hurriyet” i referohet edhe intervistës së kryeministrit Albin Kuri në “The Guardian”, i cili krahason Serbinë e sotme me “Gjermaninë naziste” mes luftërave botërore, ku Hitleri kërcënoi botën me konflikt, nëse nuk përmbusheshin kërkesat e tyre.

(Titulli i gazetës turke “Hurriyet” për Kosovën)

“Serbia po sillet si Gjermania naziste dikur duke thënë se, nëse nuk na kënaqni neve, atëherë ne shkaktojmë edhe një tjetër luftë”,- shkruan “Hurriyet” duke iu referuar intervistës së Kurtit.

Më poshtë, gazeta bën edhe një përshkrim të tensioneve në Veri dhe kërcënimeve të Vuçiçit ndaj Kosovës.

Tinguj" lufte në ballkan/ Mediat turke: Turqia gati të furnizojë me dronë  luftarakë Serbinë

Serbia është armatosur gjatë viteve të fundit me avionë dhe tanke ruse, ndërsa kanë nënshkruar me Turqinë edhe një kontratë për blerjen e dronëve të armatosur “Bajraktar”, të cilat serbët i duan që ti përdorin si një kërcënim ndaj Kroacisë por edhe shqiptarëve në rajon.

Shpenzimet e mbrojtjes të Serbisë janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2015, duke e bërë atë shpenzuesin më të madh ushtarak në Ballkanin Perëndimor. Vendi ka modernizuar shumë forcën e tij ajrore në vitet e fundit, duke blerë dronë, avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore nga Rusia dhe Kina.

Serbia blen dronë luftarakë në Turqi, synon të bëhet vendi më i fortë  ushtarak në Ballkan - Shqiptarja.com

Ndërkohë tempi i armatimit të vendeve rreth Serbisë, disa edhe anëtarë të NATO-s si Kroacia, Mali i Zi, apo edhe Shqipëria, është tepër i ulët dhe nuk kalon as 1% të PBB-së (rasi i Shqipërisë). Ndërsa Kosova dhe Maqedinia e Veriut që e kanë ndjerë këtë rrezik, kanë nisur marrjen e masave më të shpejta duke investuar më shumë në mbrojtje.

Analisti ushtarak kroat: Tregon pse Serbia po blenë dronë nga Turqia, dhe  rrezikun e tyre

Serbia blen dronë luftarakë në Turqi, të njëjtat që përdori Azerbajxhani në  sulmin ndaj Armenisë - Top Channel

Tinguj" lufte në ballkan/ Mediat turke: Turqia gati të furnizojë me dronë  luftarakë Serbinë

Tinguj" lufte në ballkan/ Mediat turke: Turqia gati të furnizojë me dronë  luftarakë Serbinë

/Burimi: Hurriyet/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *