Fotot e reja nga sezoni i pestë i serialit “The Crown” zbulojnë versionin e “fustanit të kultit” të princeshës Diana, të cilin ajo e veshi në daljen e saj të parë publike pas divorcit nga Princi Charles në 1994.
Princesha Diana ka pasur shumë momente kulti të modës ndër vite, por pa dyshim, fustani që veshi pas divorcit nga Princi Charles ishte një nga kombinimet më të përfolura të veshjeve me kalimin e kohës.
Duke krijuar termin “fustan hakmarrjeje”, Diana doli me një fustan të zi të ngushtë që arrinte pak sipër kofshëve dhe kishte një dekolte me shpatulla të hapura ndërsa mori pjesë në një ceremoni në Galerinë Serpentine në Kensington Gardens në qershor 1994.
Fotot e Dianës në të cilat ajo shkel protokollin mbretëror duke zgjedhur rroba u shfaqën në mbarë botën menjëherë pasi bashkëshorti i saj, Princi Charles, pranoi se kishte kryer tradhti bashkëshortore gjatë një interviste televizive.
Kjo njohje shkaktoi një furi mediatike, në të cilën shumë veta e përjetuan veshjen e Dianës si mënyrën e saj për të “ngritjes mbi kaosin” (prandaj emërtimi “fustan hakmarrjeje”).
UPDATE: THE REVENGE DRESS HAS ENTERED THE CHAT #TheCrown Season 5 #princessdiana #elizabethdebicki pic.twitter.com/h3uBejvaMO
— KINSEY SCHOFIELD (@kinseyschofield) November 6, 2021
Tashmë, gati tridhjetë vjet më vonë, “The Crown” po rikthehet me këtë pamje në sezonin e ardhshëm të serialit, i cili shkaktoi një ortek reagimesh.
Këtë javë, Elizabeth Debicki, e cila do të luajë rolin e personit të ndjerë mbretëror në sezonin e 5-të, u pa duke filmuar një ngjarje të njohur dhe në fotot nga seti, ajo kishte veshur një version shumë të ngjashëm të fustanit të thellë të Dianës nga Christine Stambolian.
Ndërsa fustani i Dianës bëri bujë në media, edhe versioni i veshur nga Debicki shkaktoi një ortek reagimesh në rrjetet sociale dhe Twitter është mbushur plot me foto që krahasojnë versionin origjinal me atë të serialit.
Në sezonin e pestë të serialit, Debicki do të zëvendësojë Emma Corrin, e cila luajti Dianën në sezonin e katërt, si Princesha e Uellsit. Pjesa tjetër e serialit është vendosur kryesisht në mesin e viteve 1990, gjë që kërkon që aktorja më e vjetër të luajë një princeshë.
Nuk dihet shumë për sezonin e ardhshëm, megjithatë, duke pasur parasysh prirjen e serialit për të goditur momentet kyçe në historinë e familjes mbretërore, ngjarjet që çuan në vdekjen e parakohshme të Princeshës Diana ka shumë të ngjarë të jenë në fokus.
/Priza.al/