‘Demokratët e Lulit që i njohim vetëm nga facebook’  

Nga Ylli Manjani

Këto demokratët e Lulit, që vetëm në facebook i njohim, mos na bëjnë dërr dërr me teori koti, por ti thonë Bosit të tyre të mbledhë forumet. Të marrin vendime politike si qytetarë civile dhe jo si ushtarë të Duçes. As si nxënës të Enverit.

Të mbledhin forumet e të debatojnë sa të duan me njëri tjetrin. Të marrin vendime dhe të na tregojnë ne të tjerëve se kush është shumica.

Tangërlleqet me shprehjet fashiste “unë vendos”, apo “nuk lejoj forumet e partisë të mblidhen”, apo me “llum antiamerikë”, apo “llum tranzicioni”, janë luks i tepruar për vendin që ka nevojë ulëritëse për opozitë.

Në momentin që flasim, Lulzim Basha është autor i këtyre frazave autokratike të tipit fashist, si dhe nismëtar i disa nismave ligjore me natyrë marksiste e komuniste.

Sigurisht, jo vetëm që nuk e ndjekim më në këtë pisllëk politikë që bën, por jemi të interesuar që të shporret një orë e më parë nga drejtimi i PD sepse mund t’i sjellë dëm edhe më të rëndë vendit, me idetë komunisto populiste që artikulon.

Një PD me ide komuniste të drejtim u shoftë sa më shpejt!

Nëse Luli dhe të tijët, mendojnë se përfaqësojnë PD me këto ide, kanë barrën të na tregojë që janë shumica e asaj partie.

Ata që dërrdërrllojnë në FB se Luli u zgjodh nga anëtarësia, ju them se për Të ka votuar edhe Berisha.

Tani me Berishën dhe me mbështetësit e Tij përballë, duhet të na e provojnë se janë shumica. Rregulli civil e demokratik e vendos këtë barrë llogjike. Sundimi autokratik jo.

Ja kaq e thjeshtë është.

Të tjerat janë dërrdërrllëqe, që s’ja kemi ngenë të merremi me ta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *