FOTOLAJM/ Detaji që ‘nuk u pa’ nga aksioni i pastrimit. Rama dhe Dritan Leli të dy tek pylli i Sodës, por asnjë kontakt bashkë

Sot, si ditë e dielë qeveria dhe kryeministri Edi Rama sollën edhe një herë në vëmendje të shqiptarëve nëpërmjet mediave, aksionet e dikurshme vullnetare që me urdhër të këshillave të lagjeve bëheshin për pastrim territori.

Sot kryeministri mori pjesë vetë në aksionin ndërgjegjsues për të pastruar pyllin e Sodës në Vlorë, ku fillimisht u duk sikur kjo ishte një iniciativë e vet qeverisë.

Pas një fjalimi të gjatë paralajmërues për të gjithë kryebashkiakët, Rama, nuk ngoroi që të përmendte edhe “gjobat” apo të tjera penalitete për kryebashkiakët, deri tek heqja e mandatit.

I shoqëruar me zëvendësin e tij, Arben Ahmetaj; e ministrat Niko Peleshi dhe Mirela Kumbaro, në asnjë moment nuk është afruar me një personazh tjetër që ndodhej në të njëjtin ambient.

Bëhet fjalë pikërisht për personin që ka marrë “non grata” nga Rama, kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Në asnjë moment, kamera e “ERTV”, por edhe mediat e tjera duket se nuk e kanë fiksuar detajin se, në të njëjtin ambient me Ramën ndodhej edhe Leli. Por provë duket se janë fotot, që ai ka ndarë në rrjetin e tij social në Facebook.

Veshur me jelek të verdhë e me dorashka në duar, duket se Leli, i ishte futur punës pa përtuar por duket se Rama nuk fal. Përplasja mes tyre, e nisur që me kundërshtimin e Lelit për të garuar si deputet më 25 prill, është zbutur disi, megjithatë mbetet për t’u parë…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *