“Koha e Sali Berishës ka mbaruar”/ Deklarata e fortë e Bashës: Prej kohësh është tub oksigjeni për regjimin e Ramës

Përpara fillimit të mbledhje së kryesisë së grupit parlamentar të PD-së, kryedemokrati Bash aka dhënë një deklaratë të fortë. Kreu i PD deklaroi sot se është i vendosur ka këpusë Sali Berishën, si një tub që sipas tij po i jep oksigjen regjimit të Ramës.

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar dhe koha e mandateve të skaduara dhe e përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesat personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD në një bunker për interesat personale të Sali Berishës. PD ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci. “Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Prej kohësh, Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Jam i vendosur ta këpus këtë tub oksigjeni për regjimin e Ramës” , tha Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *