VIDEO/ Rama në Vlorë nuk bëri vetëm pastrim, ja cili ishte aktiviteti i radhës i kryeministrit

Kryeministri Rama ka inspektuar sot parkun e ri në Shtëpinë e Pavarësisë në Vlorë. Ky park pritet të jetë një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri. Aty është parashikuar të mblidhen afro 1000 pemë të llojeve të ndryshme, në mënyrë që të krijohet një hapësirë fantastike urbane.

Rama njofton se përbri saj, do të hapet kantieri i Portit të ri Turistik, që do të kthehet shpejt në një burim të rëndësishëm të ardhurash për qytetin dhe do të jetë një prej motorëve më të fuqishëm të ekonomisë kombëtare.

Postimi i Edi Ramës:

Vlorë – Në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, ku do të mbillen afro 1000 pemë të llojeve të ndryshme dhe do të krijohet një hapësirë fantastike urbane, ndërkohë që për pak javë hapet kantieri i Portit Turistik bashkëngjitur, i cili do të bëhet një burim i rëndësishëm të ardhurash për qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë kombëtare.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *