Kërkoi 12 mijë euro nga familja e të dënuarit, zbulohet vendimi i GJKKO-së për avokatin Lavdosh Shehu

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj avokatit Lavdosh Shehu, i arrestuar tre javë më parë, për akuzën e ushtrimit të ndikimit ndaj funksionarëve publikë.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ai kërkoi lirinë dhe ndryshimin e masës nga arrest me burg në garanci pasurore. Sipas mbrojtësit, avokati Lavdosh Shehu nuk ka konsumuar vepër penale pasi ai ka proceduar komform të gjitha rregullave ligjore.

Avokati Lavdosh Shehu u arrestua më 22 tetor me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se i kërkoi 12 000 euro familjes Hyseni, duke i premtuar ekstradimin nga Italia, duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Shehu u ka premtuar dhe siguruar familjes së të dënuarit se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *