VIDEO/ Loredanës dhe Don Xhonit u ndodh e papritura gjatë xhirimeve në Kosovë, prezente forcat e policisë, ja arsyeja

Reperja me prejardhje shqiptare, Loredana Zefi ndodhet në Kosovë për të xhiruar videoklipin e ri, për të cilin ka njoftuar se do jetë në bashkëpunim me artistin nga Drenica, Don Xhon. Teksa ditën e djeshme Loredana dhe Don Xhon po xhironin në Ferizaj, duket se këto xhirime nuk përfunduan siç duhet pasi u ndërprenë nga Policia e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga vet reperi përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory.

‘Na kanë dënuar policia, unë vetëm e përshëndeta Visarin dhe djemtë që e përfunduan videoklipin dhe na dënuan, çfarë të bëjmë’, referuar një bashkëpunëtori të tyre.

Faqja ‘hiphopshqip.info’, që në Instagram numëron mbi 22 mijë njerëz, ka publikuar sisa video nga momenti kur ndodhi ngjarja.

 

‘Don Xhonit i ndalohet xhirimi aty ku kishin planifikuar, detyrohen që ta lirojnë hapësirën që kishin bllokuar’, thuhet në përshkrimin e bërë.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *