Kërkoi t’i kthehen paratë e sekuestruara, por GJKKO e le ‘thatë’ mjekun Edvin Prifti

Mjeku Edvin Prifti ka kërkuar ritkhimin e shumës së sekuestruar nga policia gjatë kontroleve në shtëpinë e tij dhe në llogarinë bankare. Por apeli i GJKKO e ka rrëzuar këtë kërkesë. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që shuma e sekuestruar është plot 1 milionë euro.

Pavarësisht se u lirua nga burgu, mjeku Edvin Prifti nuk është lejuar që të ushtrojë më profesionin e tij. Kujtojmë se me urdhër të SPAK, kardiologut i janë vënë në sekuestro 2 llogari bankare.

Sipas prokurorisë, Prifit ka ngritur një skeme të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore të falsifikuara me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve. Ai akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Si pasojë, Prifti u arrestua më 15 shkurt në sallën e gjyqit, por në banesë dhe çantën e shpinës iu gjetën afro 380 mijë euro.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *