Mbrëmjen e djeshme, grabitësit kanë marrë paratë e një firme uji në Lushnje. Rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk, dy persona ende të paidentifikuar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji. Mësohet se tashmë kanë nisur hetimet.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.