Diplomati amerikan, Richard Grenell ka mbërritur sot në Tiranë, për të zhvilluar disa takime të rëndësishme. Burime të sigurta për syri.net bëjnë me dije se si ka zbritur në aeroportin e Rinasit në orën 11:00 duke përdorur një avion privat. Por nuk dihen më shumë detaje.
Vizita e tij në Shqipëri, vjen vetëm një ditë pasi ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim njoftoi se dy kongresmenë republikanë dhe një demokrat kishin ardhur në Tiranë për takime politike.
Ndërkohë që vlen për t’u përmendur edhe fakti që, Grenell gjithë muajin gusht e kaloi me pushime në jug të Shqipërisë.
/Priza.al/