Foto/ “Miqësi e partneritet që po forcohet dita-ditës”/ Rama pret në zyrë senatorët amerikanë dhe ambasadoren Yuri Kim

Kryeministri Edi Rama, ka pritur sot në zyrë kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta të fundit janë shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim.

Sakaq, kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se dita ditës po forcohet miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve. Nga pamjet e publikuara nga vetë Rama në rrjetin social “Facebook”, ai shihet teksa i jep dhuratat zyrtare të ardhurve nga përtej oqeanit.

“Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, shkruan Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *