‘Kur u largova nga këtu ishim skuadra më e mirë në botë’/ Xavi Hernandez prezantohet tek Barcelona

Xavi Hernandez u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i Barcelonës. Me plot energji të reja dhe entuziazëm, Xavi tha se nuk ka ndryshuar lojë por që dëshiron të shënojë dhe të ketë një klub intensiv. Rikthimi i Xavit iu jep zemër lojtarëve por edhe tifozëve. Ai kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për ty rikthyer sërish në skuadrën më të mirë në botë.

“ADN-ja ime nuk ka ndryshuar. Ideja është të jem protagonist, të kem topin, të krijoj shanse, dua një Barcelonë intensive. Duhet të rikuperojmë shumë gjëra, sigurisht njohja e klubit dhe mjedisit është një avantazh për mua.  Duhet të jemi të gjithë së bashku, që Barcelona të mund të aspirojë sërish të fitojë tituj. Njohja e lojtarëve është gjithashtu një avantazh. Busquets, Pique, Alba dhe Ter Stegen ishin bashkëlojtarët e mi. Gjithashtu, falënderoj tifozët për mbështetjen që po më japin”.

Xavi rrëfeu edhe evolucionin e negociatave që e sollën në stolin e Barçës nga Al-Sadd: “Ishte një rikthim shumë i shpejtë, jeta jonë ndryshoi për tri ose katër ditë.

Qëllimi është ta ndihmojmë klubin, ta rikthejmë këtë anije në sipërfaqe, të argëtohemi dhe të fitojmë. Iu jam mirënjohës tifozëve për dashurinë e tyre, shpresoj t’ua kthej me tituj dhe punë të palodhshme. Siç ju thashë, kur u largova nga këtu, ishim skuadra më e mirë në botë. Edhe Barça aktuale duhet të jetë kërkuese, ambicioze. Këtu nuk mund të barazosh apo humbasësh, por vetëm të fitosh.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *