Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe teksa diskutohej buxheti për shëndetësinë tha se 91 mld lekët e parashikuara në buxhet janë shumë. Në Komisionin e Ekonomisë, ish-zv.kryeministri deklaroi se ajo që është me rëndësi për tu diskutuar është efektiviteti i përdorimit të këtyre parave.
Sipas Braçes, paratë e parashikuara në buxhet nuk anojnë në anën e shërbimit ndaj qytetarëve.
Deputeti socialist u shpreh se nëse këto para e mbulojnë planin për vaksinim atëherë duhet parë mundësi si do e bëjmë të mundur që të bëhet efektiv ky plan.
“91 miliardë lekë, 4.8% e GDP-së për gjithë funksionet që përmbush ministria juaj shëndetësi, mbrojtje sociale, etj janë shumë lekë. Që mos fillojmë nga këto historitë që jo mungon apo të tjera me radhë.
Është fjali e thjeshtë ajo që në cdo kohë thuhet: S’ka lekë për shëndetësinë, për mbrojtjen sociale, por ja qe erdhi momenti që paratë u gjetën Sfida më e madhe është që të përmbushë funksionin. 63 mld lekë para publike, vetëm për funksionin e shëndetësisë janë shumë para. 27 mld lekë për mbrojtjen sociale janë shumë para.
Po ti vësh këto shuma në raport me shërbimin nuk anojnë nga shërbimi. Këto janë para publikë që dalin nga taksimi dhe nuk janë para që vetë qytetarët investojnë. Ajo që unë mendoj se është detyrë themelorë, që duhet diskutuar është efektiviteti i përdorimit të këtyre parave.
2.7 mld për vaksinimin. Pyetja themelorë është: E mbulojnë gjithë planin që kemi për imunizim përmes vaksinës me këto para apo jo? Nëse paratë i kemi si do e bëjmë të mundur që të bëhet efektiv plani, që paratë vlejnë.
Të blesh vaksina dhe ti mbash në frigorifer, sic i kemi apo dhe në krahun tjetër po ju them unë, kam ndjekur Lushnjën dhe 85% e të sëmurëve janë të pavaksunuar dhe pjesa që mbetet është asimptomatike ose ka simptoma të lehta, kjo të bën të mendosh cili është efektiviteti i kësaj paraje që ne po përdorim”, tha Braçe.
Më tej deputeti kërkoi që shqiptarët të vaksinohen dhe të pajisjen me pasaporta vaksinimi për të pasur akses në shërbim. Ndërsa solli edhe shembullin e stadiumit më të madh të Italisë, ku shqiptarë “kokëbosh” siç i quajti ai donin të futeshin në stadium pa pasaportë vaksinimi, por që nuk u lejuan.
“Kjo çështja e shtyrjes përpara procesit të vaksinimit do kurajo. Nuk mund të verë përpara një shoqatë baresh dhe restorantesh, interesin publik.
Ju folët në parlament dhe doli ai i bareve dhe lokaleve dhe tha ne do goditemi. Po le të goditesh. Gjëja elementare që i kërkohet njerëzve edhe për të ndenjur në barë edhe në restorante edhe për të shkuar në punë, shkollë, për tu argëtuar i kërkohet thjesht të bëjnë vaksinën.
Dje janë kthyer kokëbosh shqiptarë që morën përsipër të hynin në stadiumin kryesor të Italisë, u kthyen mbrapsht se ishin pa pasaportë vaksinimi. Kishin marrë një letër testi në dorë dhe mendonin se do hynin me letër. 80 mijë njerëz hynë në stadium me pasaportë vaksnimi. Kokë boshët shqiptarë një pjesë u kthyen në aeroport një pjesë u kthyen tek dera e stadiumit për këtë histori.
Kurse këtu shkon hyn në stadium 22 mijë dhe për qejf të atij të federatës bëhen 28 mijë dhe Tirana vazhdon ta vuajë sot me numrin më të lartë të infektuarve të rinj. Pra nëse hedhim 2.7 mld lekë me qëllim që interesi dhe shëndeti publik të mos sfidohet nga pronarë baresh, lokalesh apo pronarë stadiumesh”, tha Brace.
/Priza.al/