Doni të falni ose shisni makinën tuaj? Mësoni procedurat e transferimit të aktit të pronësisë

Të gjithë ata që duan të bëjnë ndryshimin e pronësisë së mjetit duhet të përgatitin një dosje me dokumente dhe të nënshkruajnë kontratën e shitblerjes te noteri. Për shkak të ndryshimeve të fundit mbi kalimin e pronësisë së automjeteve, shumë qytetarë kanë rendur nëpër zyrat e noterëve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të kryer procedurat e plota mbi kalimin e aktit të pronësisë. Kujdesi që duhet të tregojnë te noteri si dhe dokumentet që do t’u duhen për t’i dorëzuar në Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Procedura
Ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor sqarojnë se kur automjeti kalon te personi i ri me vendbanim në të njëjtin rreth me pronarin e mëparshëm kërkohen pesë dokumente.

Ato janë:

1)certifikata e pronësisë, 2)leja e qarkullimit, 3)kontrata e shitblerjes, 4)certifikata e lindjes me fotografi, 5)vërtetimi i vendbanimit.

Procedurat kryhen brenda ditës dhe për këtë shërbim tarifa e shërbimit për lejen e qarkullimit është 600 lekë. Ndërkaq, kësaj tarife i shtohet edhe vlera 2 për qind e kalimit të pronësisë. Në rastin kur automjeti kalon nga një prefekturë në një tjetër, kërkohen po ato dokumente që janë përshkruar më sipër. Por, ndryshimi është se qytetari duhet të paraqitet vetë së bashku me makinën e tij për të dorëzuar dokumentet. Madje kërkohet edhe leja provizore e qarkullimit dhe fleta e çregjistrimit të makinës. Në këtë rast afati i kryerjes së shërbimit është brenda ditës dhe tarifa e shërbimit është vetëm 600 lekë.

Për të bërë ndryshimin e pronësisë së mjetit, kërkohet:
• Akti i ndryshimit të pronësisë • Leja e qarkullimit • Leja e vendbanimit të ri • Certifikata e pronësisë • Dokument identifikimi DPSHTRR prodhon targat dhe e pajis mjetin me targa: • Kur bëhet regjistrimi i mjetit për herë të parë • Kur ndryshon vendbanimi i pronarit të mjetit • Kur humbet targa • Kur dëmtohet targa

Regjistrimi i automjeteve dhe ndryshimi i pronësisë
Mjetet që futen për herë të parë në Shqipëri
I-Dokumentet që kërkohen: 1. Dokument hyrje (kufitare). 2. Dokumenti i fitimit të pronësisë me një nga format e mëposhtme: a. Kontratë e fitimit të pronësisë. b. Akti i trashëgimisë për fitimin e pronësisë. c. Tipi me anë të cilit është fituar pronësia. 3. Dokumenti i origjinës së mjetit i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes e ngarkuar prej tij (origjinale). 4. Dokumenti i zhdoganimit i lëshuar nga autoritetet shqiptare që nënkupton: a. Deklaratë doganore DAV (origjinal). b. Urdhër çlirimi (origjinal). II

II-Dokumentimi i nevojshëm për të regjistruar mjete të reja të blera në vend: 1. Dokumenti sipas pikës I/2 2. Dokumenti i origjinës së mjetit lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes e ngarkuar prej tij. 3. Dokumentet e zhdoganimit sipas pikës I/4 të këtij neni.

III-Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e mjetit të përdorur blerë jashtë shtetit: 1. Dokumenti i hyrjes kufitare. 2. Dokumenti i origjinës së mjetit i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes e ngarkuar prej tij, ose dokumenti i shoqëruar prejardhës me treguesin teknik të mjetit në origjinal. 3. Dokumenti i fitimit pronësisë sipas I/2. 4. Dokumenti i zhdoganimit sipas pikës I/4 të nenit 1.

IV-Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e mjetit të përdorur të blerë në vend: 1. Dokumenti i fitimit pronësisë sipas pikës ½ të këtij neni. 2. Dokumenti i origjinës së mjetit sipas pikës III/2. 3. Dokumenti i zhdoganimit të mjetit sipas pikës I/4

V-Ndryshimet e pronësisë: a) Kur automjeti kalon te personi i ri me vendbanim në të njëjtin rreth kërkohen këto dokumente: 1. Certifikatë e pronësisë. 2. Leje qarkullimi. 3. Kontrata e shitblerjes. 4. Certifikatë lindje me fotografi. 5. Vërtetim i vendbanimit. Afati i kryerjes së shërbimit brenda ditës. Tarifa e shërbimit: Leja e qarkullimit 600 lekë. Vlefta 2% të kalimit të pronësisë.

VI-Kur automjeti kalon nga një prefekturë në një tjetër, kërkohen po ato dokumente të pikës a. Me ndryshimin se qytetari duhet të paraqitet vetë së bashku me makinën e tij, për të dorëzuar dokumentet: – Leja provizore e qarkullimit. – Fletë-çregjistrimin e makinës. Afati i kryerjes së shërbimit: brenda ditës. Tarifa e shërbimit: 600 lekë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *