Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar 5 mln dollarë për këdo që jep informacione të cilat ndihmojnë në gjetjen e katër anëtarëve të kartelit meksikan, përfshirë edhe vëllain e El Chapos. Oferta është bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Përveç tij, në listë janë edhe Ruperto Salgeiro-Nevarez, Jose Salgeiro-Nevarez dhe Heriberto Salgeiro-Nevarez.
“Të katër ata akuzohen për shkelje të ligjeve të SHBA-së për drogën, përfshirë konspiracionet ndërkombëtare për shpërndarjen e marihuanës, kokainës, metamfetaminës dhe fentanilit”, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kanë bashkëpunuar për më shumë se një dekadë në luftën kundër trafikut të drogës.
Aureliano Guzman Loera, i njohur si “El Guano”, ishte përgjegjës për veriun e Meksikës, por edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aureliano thuhet se fshihet në rrafshnaltat e Sinaolit dhe është shumë analitik, mosbesues dhe i ftohtë frikshëm.
Ai mori drejtimin e kartelit pas rënies së vëllait të tij. Në atë kohë, agjentët e njësisë amerikane për subvencionimin e trafikut të drogës, DEA, ishin kryesisht në thembër të këtij klani.
/Priza.al/