Kongresmenët amerikanë vizitë në PD e PS, Yuri Kim: Marrëdhënia Shqipëri-SHBA tejkalon ndasitë politike

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar për vizitën e 4 kongresmenëve amerikanë në vendin tonë dhe takimet me liderët e Shqipërisë.

Me anë të një postimi në Tëitter, Kim shkruan se takimet me kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha tregojnë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së i tejkalojnë ndasitë politike.

Diplomatja amerikane tha se kongresmenët vendosën theksin tek forcimi i sundimit të ligjit në vend.

“Falenderoj kongresmenët Joni Ernst, Elissa Slotkin, David Valado dhe Jake LaTurner për vizitën e tyre në Shqipëri. Takimet me kryeministrin Edi Rama dhe me kryedemokratin Lulzim Basha treguan dhe njëherë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë kalojnë ndasitë politike. Politikbërësit amerikanë vendosën theksin në progresin e forcimin e ligjit duke thënë se ato do të tërheqin investimet” – shkruan Yuri Kim.

Përveç takimeve me liderët politikë, kongresmenët amerikanë kanë takuar dhe qytetarët afganë të strehuar në vendin tonë pas evakuimit nga Afganistani.

“Kongresmenët amerikanë gjithashtu vizituan dhe qytetarët afganë që janë evakuuar nga vendi i tyre dhe janë strehuar në Shqipëri. Një falenderim i madh për Shqipërinë dhe për qytetarët shqiptarë për mikpritjen e tyre. Jam krenare të shohë, organizata jofitimprurëse amerikane, biznesmenë dhe vullnetarë që janë në mbështetje të atyre personave në nevojë” – shkruan diplomatja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *