“Ju e latë minus 74% ”/ Rama: Pandemia dhe tërmeti na shtyu tek borxhi

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur në lidhje me borxhin dhe akuzat që opozita ka ngritur rreth eurobondit.

Rama deklaroi se qeveria ka qenë e detyruar nga tërmeti dhe pandemia për të marrë borxh. Ai ka shtuar se kur ishte në pushtet opozita nuk ka patur asnjë situatë kritike siç ishte tërmeti apo pandemia dhe sërish ë ka lënë arkën e shtetit minus 74%.

Deklarata e Ramës:

Do të doja të flisja dhe për disa gjëra të thjeshta sepse nga sa munda të shikoj ka një keqkuptim shumë të madh lidhur me aktin normative dhe eurobondin. Nuk është një borxh i radhës. Nuk është të marrim borxh dhe të lajmë borxhe, por një mekanizëm që na jep mundësi të përballojmë rritjen e shpenzimeve dhe gjithë borxhet e marra së bashku. Këtu ç’a nuk u tha por e vërteta është që kur përsërisni atë ‘borxhin më të lartë në histori’…është e vërtetë, është më i lartë se 74% por ka një pse dhe pse-ja lidhet me faktin se në momentin që ne atë 74 e ulën në 63 dhe në momntin që flasim sot kanë ndodhur dy gjëra shumë të rënda që kanë krijuar nevojë për të marrë borxh, tërmeti dhe pandemia.

Borxhi që latë ju ishte 74% dhe s’kishte as tërmeti dhe as pandemi. Dhe ju nuk zbritët sot në Shqipëri, në këtë legjislaturë dhe jeni ndarë në dy krahe….nuk e di se kujt do t’i ngjajë ajo kacafytje në PD, por shqiponjës jo njëherë. Një familje kur është në pozitë të vështirë, normalisht që merr borxh për shtëpinë, nuk rri në diell e shi. Por ka edhe një problem se jo të gjithë ta japin, eurobondi nuk është hua që u merret budallenjve, duke të dëshmosh që je i aftë ta shlyesh. S’ka bankë që të jep borxh nëse ti nuk vërteton ta shlyesh.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *