Alec Baldwin ka bërë thirrje që kompanitë e prodhimit të filmave apo ato televizive të punësojnë oficerë policie për të “monitoruar sigurinë e armëve” në sheshet e xhirimeve. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Baldëin ndau një deklaratë po postuar fillimisht në llogarinë e fondacionit të tij të arteve në Twitter.
Në deklaratë thuhet: “Çdo shesh xhirimi TV/ film që përdor armë, të vërteta ose jo, duhet të ketë një oficer policie në set, të punësuar nga produksioni për të monitoruar specifikisht sigurinë e armëve.”
Kujtojmë se aktori i Hollywood qëlloi aksidentalisht duke i marrë jetën kineasten Halyna Hutchins me një armë zjarri ndërsa filmohej për filmin Rust në New Mexico. Ngjarja e rëndë ndodhi muajin e shkruar dhe tashmë incidenti që rezultoi në tragjedi është duke u hetuar. Nga të shtënat me armë i plagosur mbeti edhe regjizori Joel Souza.
Pas të shtënave, sherifi i qarkut Santa Fe tha se kishte pasur disa parregullsi në mënyrën sesi u trajtuan armët në sheshin e xhirimit.
/Priza.al/