Futbollisti Granit Cana po e ndjen çdo ditë e më të vështirë të vazhdojë lojën brenda shtëpisë së ‘Big Brother’ dhe duket sikur nga momenti në moment do të dorëzohet.
Këto gjëra ai i ka shprehur në një bisedë me Fifin ku i ka thënë se nuk ndjehet mirë e se dëshiron të largohet nga shtëpia, por Fifi e “ngushëlloi” duke i thënë se vendi i tij është në “Big Brother VIP” dhe jo jashtë.
Pas kësaj bisede, Cana i tha Fifit se ajo është personi i vetëm në shtëpi së cilit mund t’i besojë e në fund i kërkoi një përqafim, të cilin artistja ia dha.
Pjesë nga biseda:
Fifi: Këto janë muhabete që s’kanë pikë vlere.
Graniti: S’po di bre ça me bo, se ta kisha bo naj gjo.
Fifi: Jo, nuk jam tu dasht gjo. Është ok. Më vjen inatë që s’kam menu për vete pak më shumë. Ndoshta u dasht me menu për vete pak më shumë. Qysh e ka bo gjysma që ka menu veç për vete.
Graniti: Unë Fif s’kam menu veç për vete.
Fifi: S’jam tu të thon ty Granit.
Graniti: Po, e di por po më vjen keq se s’du me të pa keq.
Fifi: S’jam tu të thon ty, po e them në përgjithësi. Shko, dil, merru me ata që duhet me u marr.
Graniti: Jo, jam tu shku pak me pushu po…
Fifi: Ti s’bon me pushu, ti duhesh me nejt qut.
Graniti: Ma mirë është me pushu, kur të çona me kon vetvetja se kështu s’jam kurrsen.
Fifi: Ok, ti e di ça duhet ma mirë se unë. Ti a je mirë?
Graniti: Kam farë menimesh…
Fifi: Çfarë menimesh?
Graniti: Menime që kur jam kon tu kalu kohë me tu shumë ma shumë jam kon tu u knaq. Edhe do imponime që… shumë pa lidhje.
Fifi: E kam vrejt edhe unë atë sen. Dje kam diskutu me Pajtimin që ti je zhukat krejt që tash. Dhe kjo nuk është gjë e mirë.
Graniti: Fif, është koha me ec.
Fifi: Ku me ec?
Graniti: Në shtëpi tem.
Fifi: Pse?
Graniti: S’e di.
Fifi: Mos fol pa lidhje. Ça je në horoskop. E di ça je, po të pys ty. O luan! Mesa e di une, luani nuk dorëzohet kollaj. Për këtë po më vjen inati që s’e ke kuptu kurrë këtë prej meje që të kam fol qysh një muj. Ça i bjen që duhesh me bo? Mos me u dorëzu. Jo që duhet me shku te shpia. Jo Granit. S’duhet me shku te shpia hiç, shumë mirë je.
Graniti: Fif, a muj me të përqaf nji herë?
Fifi: Po.
Graniti: Se di pse mënoj që ti je njeriu i vetëm që muj me i besu në këtë shtëpi.
Fifi: Ça ke?
Graniti: S’e di.
Fifi: Ajo çika, te ajo letra e ka shkrujt nji fjali ‘Mos më përdor për lojë!’.
Graniti: Kurrë në jetë Fif, nuk e kisha bo nji gjo të tillë.
Fifi: Edhe une s’po të pys kush është ajo, po të pys kush je ti?
Graniti: E ça duhet me bo une me i bind njerëzit që ajo është një gjë shumë e madhe për mua.
Fifi: E morëm vesh. Edhe për ty, edhe te ajo, ti je shumë i madh. E pash letrën unë. Granit qysh të njeh ajo ty?
/Priza.al/