Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan të Kosovës mbrëmjen e sotme ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një person dhe është plagosur një tjetër.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaban Azizi. Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00.
“Ka qenë një incident, dyshohet se është përdorur arma e zjarrit, dhe si pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër është plagosur”, tha Azemi.
Më tej policia ka thënë se ende nuk dihen rrethanat e incidentit.
“Momentalisht rasti është duke u hetuar”, deklaroi Azemi.
/Priza.al/