Olsa Muhameti flet për situatën Alvisa-Hysen: Jam e lumtur që demaskuam shantazhuesin

Autorja e programit ‘Përputhen’, Olsa Muhameti ka pranuar në program Alvisën dhe ish-të dashurin e saj Hysenin, të cilët sot janë përfshirë në drama e skandale tradhtish, romance, inçizimesh dhe përndjekje.

Alvisa e akuzoi Hysenin për dhunë dhe për shantazhim, ndërkohë ky i fundit e akuzoi Alvisën për tradhti me Bashkimin dhe për lojë.

Olsa ka reaguar në rrjetin social Instagram në mbëeshtetje të Alvisës, e cila gjatë puntatës së sotme dërgoi një mesazh falenderues ndaj produksionit për mbështetjen në këtë situatë.

Nga e gjithë kjo situatë jam e lumtur që arritëm të demaskojmë shantazhuesin duke i dhënë zemër të gjithëve ta bëjnë publike dhe jo ta fshehin. Publikimi i këtyre situatave është sensibilizimi më i mirë.

Jam e lumtur që ti nuk u dorëzove duke u larguar nga programi (ëndrra jote). E mbi të gjitha sot si një vajzë e lirë nga shantazhet (se nuk i pinë më ujë) ke të drejtë të pëlqesh dhe të duash kë do ti pa të të shantazhuar dhe përndjekur njeri”,- shkroi Olsa.

No description available.

No description available.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *