Kryedemokrati Lulzim Basha thekson sërish se zgjidhja për ti dhënë fund korrupsionit në politikë është vettingu i politikanëve.
Lideri demokrat përmes një postimi në Twitter shkruan se kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët dhe po largon të rinjtë nga vendi.
Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme.
Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!
2/2 Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!https://t.co/KdzoVVxJOz
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 9, 2021
/Priza.al/