Psikologja Redina Sulstarova, ka bërë një denoncim të fortë lidhur me ngacmimet seksuale që ju ndodhin fëmijëve nëpër kurse të ndryshme private. Në studion e emisionit “Quo Vadis”, psikologja tregoi se si një vajzë e vogël në Tiranë që ndiqte një kurs noti, ishte prekur në pjesët intime nga profesori i saj i notit.
“Një nënë e kishte çuar vajzën e vogël në kurs noti dhe profesori e kishte prekur në pjesën intime dhe më pas kishte tentuar ta puthë në qafë, një profesor me emër në Tiranë. Nëna ishte në mëdyshje a ta denonconte rastin apo jo. E vetmja zgjidhje që nëna kishte menduar ishte që të lidhej me një emision investigativ. Unë nuk e këshillova sepse nuk e quaj në asnjë lloj forme që të shoh një të mitur të ritraumatizuar në duart e abuzuesit, e vetmja zgjidhje është largimi nga këto kurse”, tregoi rastin psikologia.
/Priza.al/