Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure, ku një person është plagosur me thikë. Mësohet se i riu ka qenë duke udhëtuar me motor, ku më pas atij i është ndërprerë rruga nga një makinë, e cila e ka përplasur.
Shoferi ka zbritur nga makina dhe e ka qëlluar me thikë të riun që po udhëtonte me motor.
Nga sa raporton Panorama.com, autori ka qenë në makinë me gruan dhe një fëmijë, i cili është shoqëruar më në polici. Nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, teksa priten të mësohen më shumë detaje në vijim.
Situata e krijuar ka shkaktuar kaos në trafik dhe panik mes qytetarëve të pranishëm.