Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme përvjetorin e shembjes së Murit të Berlinit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ka theksuar që duhet shembur çdo mur që na ndan nga Europa e Bashkuar.
MESAZH I METËS:
Çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet! Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim! Të bashkuar rreth këtyre vlerave do të afrohemi më shpejt drejt Europës! Gëzuar përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit!
/Priza.al/