Skema mashtrimi me TVSH/ SPAK aksion të befasishëm në Durrës, 4 punonjës të Kadastrës në pranga

Policia e Durrësit ka zhvilluar 2 operacione në qytetin e Durrësit ditën e sotme paralelisht tek Tatimet dhe tek Hipoteka.

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit, me vendim të SPAK-ut.

Kontrolle po ushtrohen edhe në banesën e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku, i cili pasi është shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë. Nuk dihet ende nëse janë gjetur sende komprometuese apo të paligjshme në banesat e zyrtarëve.

Paraprakisht raportohet se të prangosurit mashtronin me TVSH për të marrë rimbursim nga shteti me fatura fiktive, por nuk dihet se sa është dëmi që kanë shkaktuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *